MENU
klinika

Deklarata

Haradinaj: Kosova, shembull i tolerancës ndërfetare!

02.06.2019 - 09:26

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ishte i ftuar për iftar në Pejë, në kuadër të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Haradinaj tha se Kosova se ka qenë shembull i tolerancës e bashkëjetesës ndërfetare.

Kreu i qeverisë zbuloi ndër të tjera se në shenjë solidariteti i ka dhuruar flamurin kombëtar hoxhës, me të cilin ka ngrënë dhe iftar.

“Sonte në iftar mes shumë miqve, i ftuar nga hoxhë Eroll Rexhepi në Pejë. Rast i veçantë për të ndarë mendime të ndryshme mbi vlerat e popullit të Kosovës. Kosova me mburrje promovon vlera dhe në vazhdimësi ka qenë shembull i tolerancës e bashkëjetesës ndërfetare.

Uroj që rruga jonë e shtetndërtimit të vazhdojë të bazohet mbi këto parime. Ne jemi bashkë në solidaritet, të drejta dhe obligime. Si simbol të këtyre vlerave të përbashkëta, hoxhës Eroll Rexhepi ia dhurova flamurin kombëtar dhe atë të Kosovës”, shkruan Haradinaj.

Çfarë tregojnë lëvizjet e dëshpëruara të presidentit

Vuçiç “tregon muskujt”, nxjerr ushtrinë në rrugë

Ish-drejtori i SHISH zbulon skenarin e Putin

Pse Rusisë i intereson Ballkani?

“BE dhe SHBA nuk mund të jenë ndërmjetësues…”

Rusia mbështet planin me 7 pika të Vuçiç për Kosovën