MENU
klinika

Deklarata

Haradinaj: Ka ardhur koha të vendosim si…

01.06.2019 - 22:15

Në kuadër të shënimit të përvjetorit të degës së AAK-së në Klinë, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se sovraniteti i Kosovës nuk duhet t’i dorëzohet një procesi të paqartë si ai i dialogut me Serbinë.

Haradinaj gjithashtu theksoi se detyrë e tij ka qenë që vendimmarrjet që kanë të bëjnë me vendin të kthehen në Kosovë.

Haradinaj u shpreh se partnerëve ndërkombëtarë i përshtatet fakti se Kosova sillet si shtet i pavarur dhe që është në gjendje të bëjë punët e veta.

Unë mendoj se në Kosovë, në këto 20 vjetët e pasluftës, kemi pasur çka të mësojmë. Mendoj se duhet ta dimë faktin se jemi përgjegjës për veten tonë.

Kur e kemi shpallur Pavarësinë, ne ju kemi thënë atyre që janë kujdesur për ne, se tani duam të kujdesemi vet për vetën tonë. Kjo i bie se ju kemi thënë atyre: Na lejoni të gabojmë dhe t’i bëjmë punët në mënyrën se si dimë ne, ka thënë kryeministri kosovar.