MENU
klinika

Shkupi ngre alarmin për sulme nga Rusia

Demiraj: Mali i Zi është më i rrezikuari në Ballkan

30.04.2024 - 10:10

Koloneli Dritan Demiraj, ka folur për situatën e sigurisë në Ballkan, mes tensioneve në rritje edhe nga Rusia. Në lidhje me alarmin e inteligjencës maqedonase se shteti në shënjestër të sulmeve hibride ruse e kineze, ai tha se Mali I Zi është më i rrezikuar nga ndikimi rus dhe ai serb.

“Në rast se do përkufizonim se cilat janë vende që ka ndikim më të madh Rusia dhe Serbia është Mali i Zi. Në këtë linjë edhe Maqedonia Veriut ka pasur partinë e Gruveskit. Në zgjedhjet e fundit të RMV ka pasur përpjekje për të fuqizuar ndikimin. Por sipas analizës sime më e rrezikuar është Mali i Zi.

Nuk do të gjeni shumë hapësirë në media pasi një pjesë e analistëve nuk flet të vërtetën unë e quaj miope politikën e SHBA-ve në raport me Shqipërinë dhe Kosovën, pasi ne jemi vendi më pro perëndimor.”, tha ai.