MENU
klinika

“Dështuan të mbajnë fjalën për dialogun"

BE-ja kritika Kosovës dhe Serbisë!

30.04.2024 - 10:09

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka deklaruar se roli i tyre në dialogun Kosovë-Serbi është që t’u ndihmojnë palëve të sillen si evropianë.

Por sipas tij fakti që Kosova dhe Serbia nuk ishin në gjendje ta bënin nuk ka qenë për shkak të dështimit të BE-së, por të atyre që nuk e mbajtën fjalën.

“Ka një mësim të qartë, që nëse palët nuk duan të lëvizin, askush nuk do të mundet t’i detyrojë ata. Fakti që nuk ishin në gjendje ta bënin këtë deri tani dhe të lëvizin përpara në procesin e normalizimit nuk është për shkak të dështimit të pretenduar të BE-së si lehtësuese, por është për shkak të dështimit të tyre që të mbajnë fjalën. Do të mbërrijmë aty, përtej mandatit të një të dërguari special”, tha ai.