MENU
klinika

Frikëson tifozët

Heroi i Champions: Nuk e di nëse qëndroj tek Liverpool!

05.06.2019 - 20:03

Heroi i Champions League për Liverpool, Divock Origi shpreson të qëndrojë në “Anfield”, por pranon se asgjë nuk është e sigurt. 

Sulmuesi belg ka shënuar golin e dytë gjatë fitores 2-0 të së shtunës ndaj Tottenham në finalen e madhe të Madridit dhe tani po përgatitet për kualifikueset e “Euro 2020” ndaj Kazakistanit dhe Skocisë.

“Nuk e di nëse do të qëndroj te Liverpool, por jam duke u përqendruar te dy ndeshjet e radhës me Djajtë e Kuq, më pas do të mendoj për të ardhmen time dhe do të marr një vendim,” shprehet ai në konferencën për shtyp. 

“Nuk dua të flas shumë për të ardhmen time, por Liverpool i di kualitetet e mia dhe klubi së fundmi më ka ofruar një rinovim kontrate. Ky është hapi i parë.

Ndihem mirë aty dhe kjo është e rëndësishme. Mbi të gjitha, kemi Jurgen Klopp, një trajner  nivelit të lartë.”, tha ndër të tjera shtatlarti belg.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin