Rreth 23 persona janë proceduar dhe 7 të tjerë janë arrestuar nga Policia e Librazhdit.
Arrestimi i tyre erdhi pas protestës së paligjshme të organizuar pasditen e djeshme në hyrje të qytetit.
Kjo protestë u zhvillua në momentin që po mbërrinte në Librazhd kryeministri Rama në kuadër të turit të fushatës.
Policia njofton se arrestimi i tyre u bë pasi rrëth orës 18:00 këta shtetas janë grumbulluar në rrugën nacionale në hyrje të qytetit të Librazhdit tek kryqëzimi i Përrenjasit dhe në vijim kanë tentuar që të bllokojnë rrugën nacionale Elbasan – Librazhd, në hyrje të qytetit të Librazhdit, duke penguar eskortën e Kryeministrit dhe kanë goditur eskortën me sende të forta e lëndë plasëse piroteknike.
NJOFTIMI:
Policia e Librazhdit bazuar në pamjet filmike, dhe raportet e shërbimit, ka bërë arrestimin në flagrancë të 7 personave për veprat penale të “Organizimit, pjesëmarrjes në grumbullime, manifestime të paligjshme”, dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit’’ “Pengim i subjekteve zgjedhore”, konkretisht:
– B.V., 48 vjeç, (Kryetari i Degës së PD-së Librazhd);
– A.B., 53 vjeç, nga, Elbasani (ish deputet i PD);
– A.K., 43 vjeç, nga Prrenjasi;
– E.G., 32 vjeç, nga Librazhdi (sekretari i PD-së, dega Librazhd);
– D.B., 47 vjeç, nga Shtërmeni, Cërrik;
– L.O., 31 vjeç, nga Piskashi;
– B.K., 54 vjeç, nga Librazhdi.
Po kështu ka filluar proçedimi penal në gjëndje të lirë, për të njëjtat vepra penale edhe për 16 shtetas të tjerë.
Arrestimi dhe proçedimi i këtyre personave u bë pasi në datën 13.06.2019, rreth orës 18:00 këta shtetas janë grumbulluar në rrugën nacionale në hyrje të qytetit të Librazhdit tek kryqëzimi i Përrenjasit dhe në vijim kanë tentuar që të bllokojnë rrugën nacionale Elbasan – Librazhd, në hyrje të qytetit të Librazhdit, duke penguar eskortën e Kryeministrit dhe kanë goditur eskortën me sende të forta e lëndë plasëse piroteknike.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.
Çfarë ndodhi dje:
Në hyrje të qytetit, kreu i qeverisë është pritur me protesta nga një grup militantësh të PD, të cilët kanë tentuar që t’i bllokojnë rrugën eskortës duke gjuajtur me sende të forta.
Ka ndërhyrë policia dhe më pas është bërë e mundur kalimi i makinave, ndërsa më pas është mbajtur në qendër të qytetit takimi elektoral me banorët e Librazhdit.