MENU
klinika

Lamtumirë "San Siro"?

Inter dhe Milan bëhen bashkë/ 700 mln euro për stadiumin e ri!

21.06.2019 - 19:24

Pas muajsh të mbushur me zëra dhe thashetheme mbi stadiumin e ri të Milanit dhe Interit, brenda qershorit, dy klubet do të prezantojnë në Bashkinë e Milanos kërkesën zyrtare për ndërtimin e stadiumit të ri.

E bën me dije “Repubblica”, që shpjegon që javët e fundit janë kaluar pengesat dhe dyshimet që kishin të bënin me ristrukturimin e “San Siro”-s.

Grupi i punës së Milanit dhe Interit janë duke përfunduar përpilmin e dokumenteve të projektit dhe zhvillimit urbanistik të zonës, në mënyrë që drejtuesit e këshillit bashkiak të japin “dritën jeshile” për nisjen e punëve brenda fundit të kampionatit të ardhshëm.

Kosto totale pritet të jetë 700 mln euro dhe objektivi është që stadiumi i ri të jetë gati për kampionatin 2022-2023.

Impianti i ri, që do të ndërtohet nën nivelin e rrugës për të kufizuar impaktin viziv të lagjes, do të realizohet përkrah “San Siro”-s, në zonën ku ndodhet parkimi i madh në dalje të rrugës kryesore.

Në lidhje me çfarë do të ndodhë me zonën ku do të prishet “San Siro”, qëndrojnë dy hipoteza, Milan dhe Inter ta shesin ose ta japin për firmën që do të kryejë punimet, ose të ruhet si antikitet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zikaltërit përforcojnë mesfushën

Conte ‘bekon’ rikthimin e bujshëm te Interi!

A do të veprojë si Shaqiri?

Inter? Xhaka zbulon të ardhmen!