MENU
klinika

Zikaltërit përgatisin dy goditje të mëdha

Interi ‘troket’ në derën e Real Madrid!

07.06.2019 - 18:28

Interi do të jetë një nga skuadrat më aktive në merkato me zikaltërit që duan të ndërtojnë sa më ekipin e Antonio Contes.

Ajo që ka surprizuar së tepërmi në këtë fazë të merkatos është se Marotta dhe Ausilio kanë udhëtuar drejt Madridit.

Dyshja drejtuese e klubit zikaltër kanë trokitur në dyert e Realit të Madridit dhe kanë gati emrat që marrin me vete në Milano.

Marco Asensio është dëshira e madhe dhe bashkë me të me kujdes po ndiqen dhe pistat Kovacic dhe Nacho.

Në radhët e Los Blancos do të nisë një fushatë spastrimesh dhe Inter kërkon të përfitojë.  Në sezonin e fundit Asensio ka luajtur në vetëm 15 takime, ndërsa ardhja e Jovic dhe me shumë mundësi e Hazard pakëson shanset që të ketë minuta në dispozicion.

Ndërkohë që e ardhmja e Icardit tashmë duket e vulosur sezonin e ardhshëm, sulmuesi me shumë gjasa nuk do të jetë pjesë e zikaltërve, ndërsa bashkë me të pritet të largohet edhe Nainggolan, i cili nuk është në planet e trajnerit Antonio Conte.

Mateo Kovacic ka qënë pjesë e Interit nga 2013-ta deri në 2015-ën dhe një ofertë e mirë e Interit mund ta rikthejë atë sërish në Milano, ndërsa bisedime konkrete pritet të këtë edhe për Nachon.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Bologna kërkon me ngulm “veteranin”

“Diamanti” italian drejt Arsenal!

Hera e parë që Lojërat s’do të nisin në stadium

Si do zhvillohet ceremonia hapëse e Olimpiadës

Tund rrjetën edhe Ibrahimoviçi shqiptar

VIDEO/ Kompani e nis mbarë, bavarezët shënojnë 14 gola