MENU
klinika

Shifra marramendëse

Jay Z, reperi i parë miliarder

04.06.2019 - 10:26

Jay-Z është bërë zyrtarisht miliarderi i parë nga hip-hopi dhe këtë e ka konfirmuar revista prestigjioze Forbes, pas ndërtimit të një perandorie muzikore, si edhe investimeve të patundshme dhe në modë.

Revista amerikane ka bërë të ditur se vlera totale e pasurisë së reperit kalon shifrën prej një miliard dollarësh.

Sipas Forbes, suksesi i bashkëshortit të Beyonce ka ardhur falë krijimit të brendeve.

Në ndërkohë, kjo revistë i ka mohuar spekulimet se edhe reperi dhe producenti legjendar, Dr Dre, ka arritur statusin e miliarderit (pasuria e tij nga viti i kaluar është vlerësuar në 770 milionë dollarë).

Pasuria e 49-vjeçarit Jay Z është vlerësuar duke nisur nga katalogu muzikor (75 milionë dollarë), aksionet në brendin e shampanjës Armand de Brignac dhe konjakut D’Usse (410 milionë dollarë), aksionet në Uber (70 milionë dollarë), aksionet në shërbimin muzikor Tidal (100 milionë dollarë), një koleksion arti (në vlerë prej 50 milionë dollarësh), prona në zonat e modës në New York dhe Los Angeles dhe pasuri të tjera milionëshe që e bëjnë mogulin e repit një miliarder.

Ndërkohë, gruaja e tij ka një pasuri në vlerë prej 335 milionë dollarësh, pra si çift, pasuria e përbashkët e tyre ka kaluar vlerën miliardëshe qe prej disa vite.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndan një eksperiencë të dhimbshme

Beyonce përlotet në skenë