MENU
klinika

Flet trajneri i Chelsea

Juventus? Sarri bën deklaratën e bujshme!

08.06.2019 - 22:06

Maurizio Sarri është emri më i nxehtë në shtëpinë e Juventusit, me bardhezinjtë që e shohin italianin ideal për të zënë vendin e Allegrit.

Trajneri i Chelsea, është parë sot në një restorant të njohur të Pistoias.

Ai është rrethuar nga disa tifozë të pranishëm aty, të cilët e kanë pyetur nëse do të marrë drejtimin e Juventus.

“Nëse Chelsea më lë të lirë, do të shkoj. Të shohim se çfarë do të ndodhë të hënën”, mësohet të kenë qenë fjalët e italianit, sipas “Tuttomercatoweb.com”.

Kjo deklaratë thuajse e ka siguruar kalimin e tij tek bardhezinjtë ndërkohë që pritet shkëputja e bashkëpunimit me “Blutë e Londrës”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN