MENU
klinika

Talenti 'azzur' pranon ofertën

Juventus fiton ‘derbin’ në merkato/ Akord me yllin italian!

05.06.2019 - 18:48

Federico Chiesa ka arritur akordin me Juventusin!

Sipas medieve italiane, sulmuesi i Fiorentinës ka rënë dakort me bardhezinjtë. Një kontratë 5-vjeçare dhe 5 milionë euro në sezon.

Kampionët e Italisë, me sa duket, kanë arritur të fitojnë garën me Interin, pasi edhe zikaltrit kishin shfaqur interes për Chiesan.

Mendohet se kartoni i sulmuesit do t’i kushtojë Juventusit gati 70 milionë euro.

Sfida e parë në merkato mes Juventusit dhe Interit fitohet nga bardhezinjtë, të paktën për momentin, pasi ende nuk ka asgjë zyrtare. Federico Chiesa ka marrë një vendim ndoshta pak të vështirë, pasi do t’i duhet shumë punë për të fituar një rol titullari, gjë të cilën tek Interi do ta kishte të garantuar.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse kjo marrëveshje do të zyrtarizohet në ditët në vazhdim. Drejtuesit e Juventusit, edhe pse ende nuk e kanë zyrtarizuar pasuesin e Massimiliano Allegrit, në merkato nuk po qëndrojnë duarkryq.

Federico Chiesa është pjesë e Fiorentinës prej viti 2016 dhe në total ai numëron 122 paraqitje, teksa ka arritur të shënojë 22 gola.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Agjenti italian 'hedh bombën'

“Hysaj tek Juventus, bashkë me Sarrin”