MENU
klinika

Sarri pason Allegrin!

Juventus zyrtarizon trajnerin e ri!

16.06.2019 - 15:27

Tashmë është zyrtare, Maurizio Sarri emërohet trajner i ri i Juventusit në Serinë A.

Tekniku 60-vjeçar italian është liruar nga kontrata ne Chelsea-n, skuadër me të cilën fitoi Europa League-n, për të marrë drejtimin e kampionëve të Italisë, që prishën marrëveshjen me Massimiliano Allegrin në përfundim të sezonit.

Sarri, i cili shquhet për futbollin e tij dëfryes, do të ketë si objektiv kryesor fitimin e Championsin, trofe të cilin bardhezinjtë kanë dështuar të bëjnë të tyrin, pavarësisht që janë shpallur kampionë të Serisë A në 8 sezonet e fundit.

Ai pritet të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me bardhezinjtë, me opsion për një vit të tretë.

Pas fitores së Europa League dhe sigurimit të një vendi të tretë në kampionatin anglez në drejtim të Chelsea-t, trajneri italian ka vazhduar të kritikohet nga tifozët dhe media.

Ai është larguar nga “Stamford Bridge” pas një viti dhe pas një ecurie më shumë se dinjitoze: 40 fitore, 11 barazime dhe 12 humbje, me 123 gola të shënuar dhe vetëm 67 të pësuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Italiani pranë 'zbarkimit' në Torino

Akord për largimin/ Ja kush e zëvendëson Sarrin!