MENU
klinika

Kandidate për SPAK

Shefja e Prokurorisë Elbasan në “sitën” e Vetting-ut

13.06.2019 - 10:40

Drejtuesja e Prokurorisë së Elbasanit, Enkeleda Millonai ka dalë sot para KPK-së, ku po mbahet seanca dëgjimore për prokuroren.

Prokurorja Millonai është kandidate për njësinë e re antikorrupsion, e njohur si SPAK.

Sipas ILDKP-së, prokuroria ka në pronësi një apartament në Tiranë me vlerën e 42 mijë eurove, ndërsa zotëron një automjet tip Opel, të blerë në vitin 2015, me shumën e 2500 eurove.

Gjithashtu, prokurorja ka një depozitë kursimi të hapur në vitin 2011, me vlerën e 100 mijë lekëve.