Duket se ka mjaftuar vetëm një foto e Kelvi Kadilli me Eni Çobanin dhe i tërë rrjeti është bërë lëmsh.
Fansat vërtet janë konfuzuar dhe menduan se Kelvi ishte djali i Enit. Menjëherë kanë nisur komentet në foton e tyre.
“Sa të bukur e paske djalin. E paç me jetë”, i shkruan dikush Eni Çobanit në foton e postuar prej saj me moderatorin Kelvi Kadilli.
Të tjerë komente kanë qenë…
“Edhe pse nuk i ngjan nga pamja, t’i ngjajë në zgjuarsi e në mirësi”, siç i shkruan dikush.
Komentet gazmore i ndau Kelvi Kadilli në Instagram-in e tij, duke u mbajtur lojën përmes komenteve ku thotë: “Ma, ti je?”
Ishte Kelvi ai i cili e postoi i pari foton në profilin e tij duke shkruajtur: “E dashuroj këtë grua”.
Më pas, zonja Çobani e ripostoi në profilin e saj.
E vërteta është sigurisht, se Kelvi nuk është djali i Eni Çobanit dhe se çdo gjë qe një keqkuptim nga ndjeksit.