MENU
klinika

Kujdes me sistemin tretës!

Problemet dentare që paralajmërojnë një sëmundje

23.06.2019 - 15:28

Manifestimet e sëmundjes Celiac mund të shtrihen përtej problemeve klasike gastrointestinale, duke prekur çdo organ ose sistem të trupit.

Sëmundja celiac është një çrregullim në tretjen e ushqimit që dëmton zorrët. Sëmundja shkaktohet nga ngrëniet e ushqimeve që përmbajnë gluten. Gluteni është një proteinë e gjetur natyrisht në grurë, elb dhe thekër, dhe është e zakonshme në ushqime të tilla si bukë, makarona, biskota dhe ëmbëlsira.

Shumë ushqime të para-paketuara, krem buzësh dhe buzëkuq, produktet e lëkurës, flokëve, pasta e dhëmbëve, shtojcave vitaminë dhe ushqyese, dhe, rrallë, ilaçet, përmbajnë gluten.

mbushja-e-dhembeve-konica.al_

Një defekt i dhëmbëve mund të ndihmojë dentistët dhe mjekët që të identifikojnë njerëzit që mund të kenë sëmundje celiac dhe t’i referojnë tek një gastroenterolog. Për disa njerëz me sëmundje celiac, një vizitë dentare, sesa një vizirë tek në gastroenterolog, do të ishte hapi i parë drejt zbulimit të gjendjes së tyre.

Jo të gjitha defektet e smaltit të dhëmbëve janë shkaktuar nga sëmundja celiac, megjithëse problemi është mjaft i zakonshëm tek njerëzit që e kanë këtë gjendje, veçanërisht fëmijët.

Dhe defektet dentale të smaltit mund të jenë manifestimet e vetme të paraqitjes së sëmundjes celiac.

Problemet dentare të smaltit që rrjedhin nga sëmundja celiac përfshijnë një dëmtim të përhershëm dhe njolla dhëmbësh të bardhë, të verdhë, ose njollat ngjyrë kafe, ose dhëmbë të tejdukshëm. Papërsosmëritë janë simetrike dhe shpesh shfaqen tek inçizorët dhe molarët.

Dëmtimet e dhëmbëve që rezultojnë nga sëmundja celiac janë të përhershme dhe nuk përmirësohen pas adoptimit të një diete pa gluten-trajtimi primar për sëmundjen celiac. Sidoqoftë, dentistët mund të përdorin lidhjen, veneers dhe zgjidhje të tjera kozmetike për të mbuluar defektet dentale të smaltit tek të rriturit.

  • Simptoma të ngjashme, problem të ndryshëm.

Dëmtimet e dhëmbëve që rezultojnë nga sëmundja celiac mund të ngjajnë me ato të shkaktuara nga shumë fluoride ose një sëmundje e nënës ose fëmijërisë së hershme.

Dentistët kryesisht thonë se është nga fluori, se nëna mori tetracycline, ose se kishte një sëmundje më herët.

Sëmundja celiac nuk është në ekranin e radarëve të dentistëve në këtë vend. Dentistët duhet të bëhen të vetëdijshëm për këto manifestime për t’i ndihmuar ata të identifikojnë njerëzit dhe t’i drejtojnë për tek specialist në mënyrë që ata të mund të përjashtojnë sëmundjen celiac.

  • Simptoma të tjera orale

Kontrolli i gojës së pacientit është diçka që mjekët e kujdesit parësor mund të bëjnë për të ndihmuar në identifikimin e njerëzve që mund të kenë sëmundje celiac. Ndërsa defektet e smaltit të dhëmbëve janë më të shquarat, një numër problemesh të tjera me gojë lidhen me sëmundjen celiac.

mbushja-e-dhembeve-konica.al_
  • Kjo përfshin:

-stomatiti aphthous e përsëritur, apo plagë kancer ose ulcerat që përsëritet brenda gojës;

-glossitis atrophic, një gjendje e karakterizuar nga një gjuhë e kuqe, e butë dhe me shkëlqim;

-sindromi i gojës së thatë;

-karcinoma e qelizave squamous-një lloj kanceri-e faringut dhe gojës;

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si të parandaloni këtë sëmundje vdekjeprurëse

Kanceri i pankreasit/ Stop! Po e shkatërroni veten duke pirë…


Ja çfarë ju duhet për përgatitjet!

Si të ulni tensionin e lartë me metoda natyrale

Gjithçka që duhet të dini!

A është fluori në ujin tuaj i sigurt?

Zakonet e përditshme që mund të jenë arsyeja

Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës?

Efekt anësor i medikamenteve ose...

Jargët sinjalizojnë sëmundje?