MENU
klinika

Fjalimi në Shtëpinë e Bardhë...

Kim Kardashian do të ndihmojë rreth 5 mijë të burgosur?!

18.06.2019 - 16:31

Kim Kardashian është gjithnjë në qendër të vëmendjes dhe kjo tashmë është mëse e ditur.

Por, ndonse e njohur gjithnjë për hiret e saj, Kim di të përbëjë lajm edhe për të tjera fakte interesante.

Na mjafton të kujtojmë faktin se para disa ditësh, ajo ishte për një vizitë në Shtëpinë e Bardhë.Në fjalimin e mbajtur dha një lajmërim të rëndësishëm. Ajo tregoi se ka nisur bashkëpunimin me një kompani të njohur.

Duket se këtë gjë do ta përdorë për të ndihmuar rreth 5 mijë të burgosur. Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” është kujdesur që të burgosurit të kenë mundësi punësimi dhe strehimi.

Ajo ka shpenzuar shumë kohë në burgjet e Amerikës, për t’u njohur me ata që vuajnë dënimin, çështjet e tyre dhe padrejtësitë që mund t’ju jenë bërë në gjykim.

Kujtojmë se Kim Kardashian ndihmoi në lirimin e 17 të burgosurve për 90 ditë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fjalim në 'Shtëpinë e bardhë'

Kim Kardashian flet për reformat në drejtësi