MENU
klinika

Dorëshkrime në pergamenë

Kodikët shqiptarë kujtesë kombëtare

02.06.2019 - 14:13

   Pjesë e kujtesës sonë kombëtare janë edhe kodikët shqiptarë-dorëshkrime në pergamenë dhe në letër rreth 100 ekzemplarë të çmuar, që kanë mbijetuar me një vijimësi kohore nga shekulli VI deri në shekullin XIX dhe me një atlas shtrirjeje mbarëkombëtare. Njëkohësisht, si kujtesë e kombit dhe dëshmi e kulturës kombëtare, kodikët janë synuar për t’u grabitur nga pushtuesit e të gjitha kohërave, sepse zhdukja e tyre mendohej të ishte nga të huajt si një “operacion” për të paralizuar kujtesën kombëtare shqiptare.

 

 

 

Lakmuan nga pushtuesi serb gjatë sulmit përmbi Berat në 1342, për të shtënë në duar kodikët e rrallë, që qëndrojnë krah gurëve pellazgjikë të kalasë 2400-vjeçare, por falë familjes atdhetare Skuripeqi, dorëshkrimet e çmuara do të shpëtonin dhe do të përcilleshin si një amanet brez pas brezi familjar gjer në ditët tona. Edhe dyndjet sllave, mes të cilëve pushtimi bullgar, do të përdorte të gjitha format për të siguruar kodikët shqiptarë. Dihet se bullgarët kanë ngritur pretendimin për ta quajtur bullgar muzikantin Arbër J. Kukuzeli.

Madje, për këtë kanë bërë edhe një film dokumentar. Por, kodiku 72-antologji muzikore kishtare, na kumton poezinë e bukur e notat e zotit Joan Kukuzeli, muzikant i madh i shquar në muzikën bizantine, me origjinë nga Durrësi, për të cilën kopjuesi i dorëshkrimit shprehet “maestro”. Një antologji muzikore me himnet e Kukuzelit është edhe kodiku El-87. Le të shfletojmë disa nga bibliotekat e 100 kodikëve shqiptarë. Kryesundimtari i principatës së Arbërit, Dhimitri, ka lënë disa epigrame në kodikun 193 me shkrues Dimitri, datuar 1226, i dorëshkruar me një stil të lirë, ndryshe nga kancelaritë ekleziastike greke.

 

 

 

Kur sundonte princi shqiptar Karl Topia në shekullin XIV, siç e dëshmon një nga kodikët, është shkruar në Shqipëri një variant i kronikës së Gjergj Hamartolit. I mbiquajtur Kodiku i Purpurt, shkruar me ngjyrë të kuqe në shek. VI, vlerësohet si një nga dy kodikët e tillë mesjetarë që gjenden sot në botë. Dorëshkrimet në pergamenë apo në letër, nuk përbënin thjesht objekte të çmuara muzeore, por ato shkruheshin se shkaktonin ngacmime kulturore, sepse ekzistonin njerëz që mund t’i lexonin dhe të ditur që mund t’i studionin këto dokumente të kulturës kombëtare.

Si tekste shkencore për Akademinë e re të Voskopojës do të shërbenin kodikët e konceptuar si studime mbi fizikën dhe natyrën nga mësuesi i shumëditur, zoti Theodhor Anastas Kavalioti. Disa kodikë si 94 etj., dëshmojnë se intelektualët shqiptarë që shkruanin studime për Akademinë e re të Voskopojës, studionin edhe probleme të shumëllojta filozofike.

 

 

 

 

Përmbajtja e lartë morale, shtjelluar në kodikun e 91-të e dëshmon peshkopin e Beratit, Josifin, me origjinë nga Bubullima e Myzeqesë, si një figurë intelektuale e shquar e shekullit XVIII. Nëse shumë nga kodikët shqiptarë radhiten në fondin e artë të dorëshkrimeve bizantine, kjo dëshmon edhe për cilësinë e kulturën me të cilën janë dorëshkruar. Në një nga kalatë, kur dorëshkrimet ishin më të shumtë, është Berati, shkruesi Theodhor është përmendur nga Onufri, piktor i madh në mbishkrimin autograf të tij, në kishën e Shën Apostujve në Kostur të Greqisë, të cilën ai e ka pikturuar.

Për t’i shpëtuar nga shkatërrimit të pushtuesve osmanë, dorëshkrimet e çmuara u mbrojtën nga Teodor Muzaka. Por një tjetër dorëshkrim në pergamenë, me shkronja ari të shekullit VI, i ruajtur në kishat e Kalasë së Beratit, jep njoftim Peshkopi i qytetit, Anthim Aleksudhi në librin e tij: “Përshkrim i shkurtër historik i Mitropolisë së Shenjtë të Beratit”. I mbyllur në Kalanë në mes të Skraparit, qëndronte sekretari i Princit Teodor Muzaka, në vitin 1411, kur dorëshkroi kodikun BR-50.

 

 

 

 

Njohja e truallit dhe e viteve që janë dorëshkruar kodikët shqiptarë, na mbush me ndjesi të forta kombëtare, sepse këta kodikë na përcjellin vlerat kulturore të brezave shqiptarë, si dhe dëshmojnë për vlerat arkeologjike, filologjike e filozofike të shkruar nga shkencëtarë, mitropolitë, administratorë qytetesh, si dhe priftërinj të thjeshtë fshati.

Në qoftë se përpara nesh të 100 kodikët dëshmojnë për kulturën e kombit shqiptar, fakti që ata u përcollën brez pas brezi nga familja shqiptare, dëshmon se ndjenja e fuqishme kombëtare do t’i mbronte nga përndjekjet shfarosëse të pushtuesve të shumtë./Konica.al

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Vatikeanus Greaus” nr 103

Kodiku autokton i arbërorëve

Restaurohet "Deisis"

Ikona e mesjetës daton më 1761


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit