MENU
klinika

Detaje

Koreja e Veriut “mbërrin” në Gjirokastër

12.06.2019 - 14:56

Në qytetin e Gjirokastrës ka mbërritur ekspozita “Gardianët e parajsës, njeriu dhe populli në Korenë e Veriut” dhe dokumentari “Dita e Çlirimit”.

Regjizori Morten Traavik tha se Gjirokastra dhe Shqipëria ishin dikur si Koreja e Veriut dhe këto imazhe mund t’i kujtojnë vizitorëve të shkuarën e tyre.

Regjizori Morten Traavik: “Gjirokastra dhe Shqipëria ishte dikur si Koreja dhe imazhet por edhe filmi “Dita e Çlirimit” mund t’ju kujtojnë vizitorëve pjesë nga e kaluara e tyre. Ekspozita ofron edhe një imazh sesi Shqipëria mund të ishte nëse komunizmi nuk do të kishte rënë.”

Regjisori trajton idenë se parajsat mund të ekzistojnë vetëm nën rregulla strikte por edhe atëherë nuk mund të ketë parajsa sepse njeriu dhe organizimi i tij nuk janë perfektë.

Ndërsa Imazhet nuk interpretohen por shpesh shoqërohen me slogane të propagandës

Fotografi Jörund Pedersen: “Unë besoj se kam fotografuar copa të jetës së përditshme, sigurisht censura ishte aty por nuk u ndjeva shumë i sfiduar. Mund të fotografoja në shkolla, në rrugë, në njësitë e shitjes, në punë dhe pata rast të flisja me njerëzit.”

Në 2015, grupi i rrokut Laibach u bënë të parët dhe të vetmit që deri tani kanë mbajtur një koncert në Korenë e Veriut.

Lejen e posaçme të autoriteteve të vendit komunist, një regjisor dhe një fotograf e përdorën për ti prezantuar botës një pjesë të Koresë së panjohur.