MENU
klinika

Ukraina 'shpartallon' Serbinë!

“Euro 2020″/ Kosova ‘ngec’ ndaj Malit të Zi!

07.06.2019 - 22:58

Kosova është ndalur në barazim 1-1 nga Mali i Zi, në përballjen e vlefshme për raundin e dytë të Grupit A në kualifikueset për Euro 2020.

Kosova kaloi në avantazh në minutën e 24’ me Rashicën që shënoi në diagonale nga brenda zonës, pas një aksioni perfekt.

Gjithsesi, “Dardanët” nuk ditën të administrojnë si duhet epërsinë, duke u barazuar në të 69, nga Mugosa, që shënoi pas asistit të Jankovic.

Minutat e mbetura u zhvilluan kryesisht në gjysmëfushën malazeze, me Kosovën që u shfaq dukshëm kërkuese dhe me dëshirë për të marrë 3 pikët në Podgoricë, por si Rashica, ashtu edhe Muriqi e Zhegrova, nuk arritën të shfrytëzojnë rastet.


Rezultati mbeti i pandryshuar deri në përfundim dhe “Dardanët” nuk arritën të shfrytëzojnë dot rastin për të marrë 3 pikë.

Pas dy ndeshjeve, Kosova renditet në vend të tretë të klasifikimit të Grupit A, me dy pikë, pas Anglisë me 6 pikë dhe Republikës Çeke me 3 pikë.

Në sfidat e tjera, Ukraina shkatërroi 5-0 Serbinë, ndërsa Spanja triumfoi 1-4 ndaj Ishujve Faroe.

Devid Bekam e dëshiron si trajner të Mesit

Silvinjo shfaqet në radarët e Inter Majemit