MENU
klinika

Ç'ndodh me njësitë tregtare?

Kredia për bizneset rritet me 4.5%

09.06.2019 - 14:01

Në tremujorin e parë të vitit 2019, aktiviteti kreditues i bankave ka konfirmuar zhvillimet pozitive të vërejtura në fund të vitit 2018.

Kredia për sektorin privat u rrit me 13 miliardë lekë në terma nominalë për këto tre muaj, ndërsa shënoi një rritje vjetore prej 4.5%.

Për të njëjtën periudhë, stoku i kredisë në raport me PBB-në vlerësohet të jetë përmirësuar me 0.4 pikë përqindje, në 35.8%. Duke marrë në konsideratë edhe mbiçmimin vjetor të lekut ndaj valutave, rritja vjetore e kredisë së sektorit privat ka mbetur pranë nivelit 6%.

Megjithatë, kthimi i këtyre zhvillimeve afatshkurtra në një tendencë rritjeje të qëndrueshme mbetet subjekt i uljes së mëtejshme të rrezikut të kredisë, përqasjes më aktive të bankave ndaj kredidhënies, si dhe rimëkëmbjes së qëndrueshme të kërkesës për kredi, në linjë me aktivitetin ekonomik në vend.

Të dhënat janë bërë të ditura nga Banka e Shqipërisë sipas të cilave mësohet se zgjerimi i portofolit të kredisë është mbështetur nga kredia në lekë, e cila u rrit me 3.2 miliardë lekë, ose 8.1% krahasuar me një vit më parë.

Këto ritme rritjeje mbeten më të larta se mesatarja e shënuar për vitin 2018 (rreth 6%), duke reflektuar likuiditetin e mirë të bankave dhe kërkesën e bizneseve për financim për mbulimin e nevojave për likuiditet. Krahas kreditimit në lekë, përmirësim ka shfaqur edhe kredia në valutë.

Norma nominale e rritjes së saj iu rikthye vlerave pozitive pas një periudhe njëvjeçare që shënonte tkurrje. Ndërkohë, stoku i kredisë në valutë vijon të ndikohet nga mbiçmimi vjetor i lekut ndaj monedhave kryesore. Rregulluar për këtë efekt, ritmet e rritjes vjetore mesatare të këtij portofoli shfaqen në nivele të qëndrueshme, rreth 4.4%.

Sipas agjentëve ekonomikë, rritja e kreditimit në tremujorin e parë u mbështet nga kredia për biznese. Kredia për këtë grup formoi rreth 70% në rritjen tremujore të kredisë për sektorin privat, dhe u ndikua gjerësisht nga rritja e kredisë për qëllime likuiditeti.

Krahasuar me një vit më parë, portofoli i kredisë për biznese shënoi përmirësim të ritmeve vjetore të rritjes në 6.3%9.

Norma vjetore e portofolit të kredisë për likuiditet shënoi rritje të ndjeshme prej 9.6%. Norma e rritjes së kredisë për investime pësoi ngadalësim në 3.7%, përkundrejt rritjes mesatare prej 6.2% të shënuar në vitin 2018.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Afro 30 mld euro në 20 vjet

Dossier/ Tregu i aksioneve që pret Bursën