01.06.2019 - 12:47
Ndonëse prej kohësh nuk është aktive në muzikë, Beatrix Ramosaj qëndron shumë aktive në rrjete sociale.
Së fundmi këngëtarja postoi një foto nga shtrati, e veshur me të brendshme kuq e zi.
‘Puthma mendjen, jo trupin‘, shkruan Beatrix duke marrë kështu shumë përgjigje të ndryshme përmes komenteve të fansave.
Kujtojmë që Beatrix ka qenë shumë e komentuar së fundmi edhe për jetën private.
Por pavarësisht çdo këngëtarja ka sqaruar se vazhdon të jetë beqare.
Përsa i përket anës profesionale, pritet që Beatrix të rikthehet me një këngë të re së shpejti.