30.06.2019 - 20:21
Drejtori i ri i Paris Saint-Germain Leonardo mund të bastisë ish-klubin e tij për Lucas Paqueta pasi e sheh si zëvendësuesin ideal të Adrien Rabiot.
Leonardo ka qenë shumë i rëndësishëm në transferimin e Paqueta-s në Serie A nga Flamengo në janar për 35 milionë euro.
Mesfushori u përshtat menjëherë në Itali, duke shënuar një gol dhe duke përgatitur dy të tjerë në 17 ndeshje.
Tani Corriere dello Sport pretendon se Leo do të shfrytëzojë raportin dhe njohurinë e tij me gjendjen financiare të Milan për të marrë Paqueta te PSG.
Ai do të ishte pasardhësi i Rabiot, i cili i është bashkuar Juventusit pasi i përfundoi kontrata me francezët.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Uefa me' dorë të hekurt'
Milan i thotë ‘mirupafshim’ Europës!
Detajet e sfidës
E konfirmuar/ Milan do të ndeshet me ekipin shqiptar!
Një kuqezi tek kuqezinjtë!