Marrja si i pandehur nga prokuroria e kreut të PD-së, Lulzim Basha nuk i ka shpëtuar “lupës” së kryeministrit.
Gjatë takimit me banorët e njësisë 11 në Tiranë, Rama komentoi edhe këtë lëvizje të prokurorisë.
Në këtë takim Rama kërkoi më shumë innformacione mbi këtë rast, pasi pohoi se nuk kishte informacion.
DEBATI:
Rama: Po çfarë prokuroria, se më thanë që ishte ngritur e kishte thënë…
Manja: Po dhe më e bukura se dje më kishte përmendur mua për dosjen 184, si mund ti besoni atij i thashë, se unë nuk jam marrë ala i pandehur edhe flet për ne
Rama: Po pse është marrë i pandehur tani?
Manja: Po po
Rama: Po cfarë është akuza se nuk e kam pa
Manja: Po është për falsifikim formulari dhe pastrim parash
Rama: Po është pastrim parash i pastër ia, minimumi pastrim parash , imagjino ta kishim bo ne se cfarë do kishte ndodhur
Manja: Kushedi ku do ishim
Veliaj: Do ishim ekzekutuar
Rama: Më kishte shkruar njëri një të bukur në Facebook thoshte se “Luli ekperiment i Rusisë, për të parë deri në çfarë pike mund ta duroj mileti një njeri kot pa u çmend.
Veliaj: Ty të vjen kush për vaki hedh 10 mijë lekë dhe e mban mend, ty të fusin miliona në logari dhe nuk e mbake mend
Manja: Është e qëllimshme, nuk i kanë raportuar
Rama: Nuk është punë raportimi, por duhet të tregojnë nga i kanë nxjerrë. U mblodhën 100 bamirës në Nju Jork për të mbështetur gjemniun e zhvillimit dhe nuk i njeh