Futbolli në Rumani është i çuditshëm dhe çmenduria ka prekur dhe klubin e Dinamos së Bukureshtit.
Mbrojtësi i krahut të majtë, Naser Aliji, e rinisi karrierën e tij nga ky klub dhe u kthye në titullar duke qenë ndër më të mirët e klubit, por tashmë është marrë vendimi nga drejtuesit… Shqiptari do të largohet!
Ai ishte konfirmuar për sezonin e ri me skuadrën rumune, por largimi i trajnerit Mirecea Rednic, ka bërë që drejtuesit të fusin në listën e zezë dhe lojtarin shqiptar.
Aliji ka vuajtur shumë në dy vitet e fundit, pasi zgjodhi t’i qëndronte pranë familjes dhe babit të tij para se të vdiste.
Shqiptari tani duhet të gjejë një skuadër të re në merkaton e verës dhe me shumë mundësi mund të rikthehet në Zvicër.