MENU
klinika

Postimi

“Luftë” deklaratash/ Lleshaj-Bashës: Je përgjegjës për çdo…

14.06.2019 - 12:29

Akuzave të kryedemokratit Basha pas arrestimeve në Librazhd u është përgjigjur ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Përmes një postimi në Twitter, Lleshaj shkruan se Basha është përgjegjës për çdo individ që aktivizon kundër ligjit dhe lirive politike në vend.

Postimi i Lleshajt në Twitter:

Lulzim Basha është përgjegjës për çdo individ që aktivizon kundër ligjit dhe lirive politike në vend!

Pengimi i subjekteve zgjedhore dhe përdorimi i lëndëve plasëse, kundër atyre dhe forcave të rendit janë vepra penale.

Askush nuk do të tolerohet. Kush u përgjigjet thirrjeve për paligjshmëri, do të përballet me ligjin!