Meghan Markle dhe Princ Harry vendosën të largohen nga organizata ‘Royal Foundation’, në të cilën bënin pjesë dhe Kate Middleton dhe Princ William.
Sipas reporterit të familjes mbretërore, Emily Andrews, çifti i Sussex kanë vendosur të vazhdojnë punën e tyre të bamirësisë të veçuar nga William dhe Kate.
Megjithatë ai bëri të ditur se kjo nuk do të thotë se dy vëllezërit dhe partneret e tyre do të ndalojnë së bashkëpunuari me njëri-tjetrin nga projektet që do i servirë pallati ‘Kensington’ në të ardhmen.
Kujtojmë se Meghan Markle u bë pjesë e kësaj organizate në vitin 2018.
Që prej atij momenti, por dhe më parë, dukesha është parë të marrë pjesë në organizata të ndryshme të cilat shërbejnë në të mirën e komunitetit.