MENU
klinika

Bill Gates: 5 titujt e verës

Mesazhi i koduar i suksesit të tij?..

02.06.2019 - 13:09

   Njëri prej njerëzve më të suksesshëm në botë, Bill Gates, ka publikuar së fundmi, një listë me pesë libra, si të rekomanduarit për t’i lexuar këtë verë. Themeluesi i “Microsoft”-it dhe njëherësh kreu i fondacionit “Gates”, ka njoftuar ndjekësit e tij me sugjerimet e veta vjetore për lexim.

Ai ka radhitur pesë librat më të mirë, për këtë sezon veror. Duke rekomanduar pesë tituj, Gates ka shëtitur nëpër zhanre të ndryshme të letërsisë, duke i dhënë kështu secilit, mundësi për të gjetur veten.

 

 

 

1. “Shpërthimi” nga Jared Diamond

Me këtë libër Bill Gates nis sugjerimet e tij për këtë verë. “Libri zbulon se si reagojnë shoqëritë gjatë momenteve të krizës. Kjo tingëllon paksa dëshpëruese, por unë e përfundova librin edhe më optimist, për aftësitë tona në zgjidhjen e problemeve”, – tregon ai.

 

2. “9 Pints” nga Rose George

Ky libër është një udhëtim përmes parave, mjekësisë dhe mistereve të gjakut nga Rose George. “Unë jam një tifoz i madh i librave që shkojnë thellë në një temë të veçantë, kështu që ky libër më përshtatej”, shkruan ai. “Është e mbushur me fakte superinteresante, që do t’ju mundësojnë një vlerësim të ri për gjakun”, – saktëson Gates.

 

 

 

 

3. “Një xhentëlmen në Moskë” nga Amor Towles

“Ky roman që tregon historinë e një konti, i cili ndodhet në arrest shtëpie në Moskë. Është kënaqësi, zgjuarsi dhe befasisht optimist”, – thotë Gates, i cili pranon, se ai ka lexuar çdo libër të Dostojevskit.

 

4. “Presidentët e luftës” nga Michael Beschloss

Ky libër sjell një histori epike nga 1807 në kohët moderne nga Michael Beschloss. Gates fillimisht e përzgjodhi këtë për shkak të interesit të tij në luftën e Vietnamit, por thotë se libri (i cili përfshin disa konflikte të tjera) i dha atij një perspektivë të re mbi udhëheqjen presidenciale.

 

5. “E ardhmja e kapitalizmit”

Sipas Gates, ky libër është një përballje me ankthet e reja. Ndërsa e pranon se nuk pajtohet me Collier për gjithçka, Gates thotë se ky libër ofron një analizë të mirë të një çështjeje aktuale. Sipas tij, nëse ky për ju është një libër i zymtë, atëherë ai përmend dhe një punim tjetër më tradicional fiksioni nga Graeme Simsion, “The Rosie Result”, së bashku me dy librat e parë në seri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN