MENU
klinika

Braziliani 'flet pa doreza'

Mesazhi i Neymar: Nuk dua të luaj më për PSG-në, por…

19.06.2019 - 20:04

Prej kohësh Neymar Jr është një çështjë madhore jo vetëm në kampin e PSG dhe Brazilit, por në të gjithë botën e futbollit.

Ylli brazilian ka pësuar një goditje të dyfishtë kohët e fundit ku pas dëmtimit që e la jashtë “Kupës së Amerikës”, atij i duhet të përballet edhe me akuzat për abuzimin ndaj modeles që e kanë tronditur moralisht.

Pas këtyre, Neymar duket se është i vendosur për t’u larguar nga PSG.

Dëshira e tij është të braktisë Parisin për t’u kthyer te Barcelona.

Deklaratat e Al Khelaifit për “France Football” si: “askush nuk e detyroi të firmoste këtu”, apo “dua që lojtarët të jenë të përgatitur për të mbrojtur nderin e kësaj fanelle”, nuk dhanë asnjë rezultat.

Siç njofton “El Mundo Deportivo”, prej muajsh Neymar po këmbëngul për t’u kthyer te Barcelona. Mesazhi tashmë ka shkuar drejtpërdrejt te pronari i PSG-së, Al Khelaifi.

“Nuk dua të luaj më për PSG. Dëshiroj të kthehem në shtëpinë time, nga ku kurrë nuk duhej të largohesha.”, mësohet të ketë thënë “Ney”.

Kjo kërkesë e 27-vjeçarit, drejtuar presidentit të klubit francez shpjegon edhe ndryshim e diskursit të PSG-së ndaj futbollistit, që deri para pak kohësh konsiderohej i pashitshëm.

As trajneri gjerman Thomas Tuchel, nuk po mundet më të zgjidhë problemet që i ka shkaktuar Neymar në dhomat e zhveshjes, duke dhënë aprovimin për shitjen e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Braziliani drejt rikthimit në shtëpi

Marrëveshja e çmendur/ Neymar pranë Barcelonës!

"L’Equipe" lëshon bombën

PSG pranon të shesë Neymar!