MENU
klinika

Deklarata e Finos në Kuvend

“Meta kërcënoi shqiptarët se po nuk hyri PD-LSI në zgjedhje ka luftë”

13.06.2019 - 12:05

Nga foltorja e Kuvendit, deputeti socialist Bashkim Fino deklaroi prerë se me dekretin për anulimin e 30 qershorit si datë e zgjedhjeve vendore, presidenti Meta ka kërcënuar shqiptarët “se nëse PD-LSI nuk hyn në zgjedhje do të kemi luftë”.

Presidenti ka kërcënuar shqiptarët duke lajmëruar nga podiumi i presidencës se nëse PD dhe LSI nëse nuk hyjnë në zgjedhje do të ketë luftë, si e kërcënon kështu popullin tënd? Ky është atentati më i madh që i është bërë sovranit e popullit. Si ish kryeministër në një moment shumë të vështirë dhe deputet për një kohë të gjatë unë e di që pluralizmi është instrumenti i sovranitetit që ushtrohet nga zgjedhjet. Shumë militantë do të donin që presidenti të shkarkohej sot, dhe i mirëkuptoj, janë po ata që na panë me inat kur e votuam, por them se gabimin që kemi bërë nuk e thellojmë duke e shkarkuar, le ta lëmë atë ta thellojë deri në fund’– tha Fino.

Sipas Finos, Presidenti ka të drejtë të caktojë datë, por jo të ndryshojë mendje e të bëhet pishman dhe ta anulojë atë.

Presidenti ka kry punë. Presidenti ka kry punë me zgjedhjet sa herë që afrohen afatet kushtetuese dhe të kodit zgjedhor dhe sa herë që merr letrat afatet e radhës dhe kalkulon datën e zgjedhjeve. Është njësoj sikur mjafton të grisësh kalendarin dhe data zhduket nga qarkullimi. Presidenti parashikon të thotë që po nuk e nxori ai dekreti nuk ka zgjedhje. Ka një arsyetim pse kushtetua dhe kodi i kanë lënë në dorë presidenti të nxjerrë vetëm dy data, ua them unë; sepse ka pasur dhe presidentë të tjerë si ky që besonin se caktimi i datës besonin se është privilegj i tyre, por kushtetuta nuk parashikon që ai mund të bëhej pishman dhe ti binte me grusht dhe të ndryshonte datën’- tha ai.