MENU
klinika

Anullimi i zgjedhjeve

Meta largohet nga Presidenca? Rama paralajmëron: Shkroi fatin për…

09.06.2019 - 12:07

Teksa ndodhet në Burrel, kryeministri Rama gjatë fjalës së tij paralajmëroi largimin e Metës nga presidenca pas vendimit për shtyrjen e datës së zgjedhjeve.

Nga Burreli, Rama theksoi se Meta e ka shkruar vetë fatin e tij dhe se me vendimin e djeshëm humbi të drejtën për të vazhduar më si President.

Kryeministri e cilësoi vendimin e Metës si “vetëvrasje politike” dhe turp.

Qeverinë nuk e heq dot asgjë veç votës së popullit. Dje, sipas parashikimeve të mia u shfaq shpëtimtar i atyre që kanë mbetur në rrugë Presidenti i Republikës, duke paralajmëruar një akt që politikisht është vetëvrasje, moralisht është turp si s’ka më turp dhe ligjërisht është nul.

Mos u çudisni nëse ju them se nga fronti i shpëtimtarit të opozitës nuk kemi parë gjë akoma, nuk është çmenduria e fundit, do të ketë dhe të tjera.

Por do apo nuk do Saliu, do apo nuk do Lulzim, apo filxhani, zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor. Dje Ilir Meta ka shkruar fatin e tij si President që e ka humbur të drejtën të qëndrojë në atë zyrë. Të gjithë ata që udhëheqin lëvizjen “Rama ik”, do të ikin të gjithë vetë.

Me logjikën e djeshme, Ilir Meta mund të bëjë dhe një dekret që t’i shpalli luftë Amerikës, por është e qartë që ne nuk mund ta pranojmë, tha Rama.