MENU
klinika

Provokacija!!!

Miss Serbia bën shqiponjën, reagon ashpër media serbe!

28.06.2019 - 11:43

Një konkurs bukurie me titull Miss Freedom of the World u mbajt në Kosovë dhe mblodhi përfaqësuese të 21 shteteve nga e gjithë bota.

Nuk do të flasim as për bukurinë e vajzave e as për rëndësinë e kompeticionit.

Mund të habiteni, sepse Miss Serbia Irina Jovanka ishte ajo që ra në sy më tepër nga të gjitha. Jo vetëm sepse ishte e bukur, por sepse bëri një gjest i cili historikisht është kthyer në çështje kombëtare për serbët; së paku në media.

Vajza vendosi të mos largohej nga kamera pa bërë shenjën e shqiponjës me dy duar.

Dhe jo një herë, por sa herë mundi.

Reagimi i medias serbe qe i ashpër.

“Kurir” publikoi një artikull dedikuar Irinës, duke e konsideruar me gërma të mëdha një SKANDAL veprimin e saj. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Trajneri i tha se duhet të kishte të dashur

“Miss Milano”, “hajmalia” e Patrick Cutrone-s!