Napoli ka ‘djegur’ konkurrencën e Juventusit dhe Milanit për mbrojtësin grek të Romës, Kostas Manolas.
Drejtuesit e klubit napolitan kanë arritur akordin me mbrojtësin grek dhe tashmë pritet të ulen në negociata me klubin kryeqytetas.
Klauzola e prishjes së kontratës së Manolas me verdhekuqtë, është 36 milionë euro.
Këtë shifër Napoli do të kërkojë ta ndajë duke paguar një pjesë kesh dhe një pjesë me kartonin e mesfushorit Diawara.
Manolas pritet të marrë rolin e titullarit të mbrojtjes, në krah të senegalezit Khalidou Koulibaly, pasi nga Napoli pritet të largohet spanjolli Raul Albiol, i cili është një hap larg Villarealit.
Me Manolas dhe Koulibaly, Ancelotti do të ketë një mbrojtje të hekurt duke ua vështirësuar punën skuadrave të tjera.