Aktivistja kundër korrupsionit Zuzana Caputova filloi të shtunën mandatin e saj pesëvjeçar si presidente e Sllovakisë.
Duke ju drejtuar ligjvënësve sllovakë pas një ceremonie betimi, Caputova premtoi të bëjë punën e sistemit të drejtësisë për të gjithë.
“Sipas kushtetutës, njerëzit janë të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe në të drejta, që do të thotë se askush nuk është i parëndësishëm që të drejtat e tyre të komprometohen, dhe askush nuk është i fuqishëm të qëndrojë mbi ligjin”, tha ajo në fjalimin e saj të inaugurimit.
” Ndjenja e padrejtësisë është rritur dhe ka demonstruar thirrjet për ndryshim dhe mirësjellje, por edhe në zemërimin mbi sistemin”, shtoi ajo.
Sllovakia u trondit tnga vrasja e vitit të kaluar të gazetarit Jan Kuciak. Gazetari 27-vjeçar dhe e fejuara e tij u vranë në shtëpinë e tij pranë Bratislavës, ndërsa Kuçak po përgatiste një histori mbi lidhjet midis politikanëve sllovakë, biznesmenëve lokalë dhe mafies italiane.
Caputova mori pjesë në protestën që e detyroi kryeministrin e atëhershëm, Robert Fico, të hiqte dorë nga posti i vet. Pesë persona janë akuzuar për vrasjen e dyfishtë, përfshirë biznesmenin sllovak Marian Kocner. Shumë besojnë se Kocner ka lidhje me partinë Sime-SD të Ficos. Sipërmarrësi ka mohuar çdo keqbërje.
Të shtunën, Caputova tha gjithashtu se ajo “nuk erdhi për të sunduar”, por për “t’u shërbyer qytetarëve”.
45 vjeç, nënë e vetme e dy fëmijëve është presidentja më e re Sllovakisë, një vend socialist prej 5.4 milionë banorësh. Ajo është gjithashtu gruaja e pare në këtë post.
Caputova fitoi bindshëm kundër kandidatit Smer-SD Maros Sefcoviç.
Presidenca ka shumë më pak fuqi sesa zyra e kryeministrit, aktualisht Peter Pellegrini.
Caputova tani zyrtarisht është komandante e ushtrisë së vendit dhe mund të vërë veton ndaj ligjeve dhe emërimeve të prokurorëve dhe gjyqtarëve të lartë, duke dhënë ndikimin e saj në reformat anti-korrupsion.