MENU
klinika

Banorët: Nuk duam orë

Në Sommaroy zhduket koha

20.06.2019 - 14:12

    Në ishullin Sommaroy, dielli nuk del në dimër e as perëndon në verë, duke bërë që ky ishull prej 300 banorësh, të jetë vendi i parë në botë pa kohë.

 

 

Kjell Ove Hveding, udhëheqës i fushatës “Zona e kohës së lirë”, tha se qëllimi i kësaj shoqate është që të sigurohet njëfarë fleksibiliteti. “Në të gjithë botën, njerëzit karakterizohen nga stresi dhe depresioni,” – tha ai.

 

 

 

”Ne do të jemi banorë të një vendi pa kohë, ku të gjithë mund ta jetojnë jetën në maksimum. Fëmijët dhe të rinjtë, në fakt, duhet të shkojnë në shkollë, por ka hapësirë për më shumë mundësi. Ne synojmë të shkojmë drejt një mundësie sa më fleksibël për shoqërinë, çdo dite dhe gjithë javën.”

Mes 18 majit dhe 26 korrikut, në Sommaroy dielli nuk perëndon për 60 ditë të plota, duke e bërë të dallohet nëse është natë apo ditë.

 

 

 

 

“Është gjithmonë ditë dhe na duhet të jetojmë sipas rrethanave. Në mes të natës, ju mund të shikoni njerëz në rrugë, fëmijë që luajnë futboll në orën 2:00 të mëngjesit, apo të rinj që notojnë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vizita në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta

‘Dita Botërore e Ligatinave’, koha për tu ndërgjegjësuar!

Mesazhi i fortë që Rocky Balboa i dha djalit

‘Derisa të besosh te vetja, nuk ke për të pasur një jetë’


Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale