MENU
klinika

Provojeni sa më parë!

Një banane në darkë dhe luftoni pagjumësinë!

16.06.2019 - 19:48

Me siguri do ju habisë titullin dhe fotoja e mësipërme pasi bananet jemi mësuar t’i qërojmë dhe t’i hamë, t’i përdorim si pure në smoothie ose t’i shtrydhim shoqëruar me fruta të tjera.

Mesa duket duhet ta shënoni edhe këtë përdorim pasi bananet e ziera janë një mjet i mrekullueshëm natyror kundër një prej problemeve më shqetësuese për shumë njerëz, pagjumësisë.

Mungesa kronike e gjumit mund të sjellë pasoja të rënda shëndetësore, duke rritur rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës, goditjet në tru dhe diabet. Por jo vetëm, pagjumësia ka ndikim negativ në gjendjen shpirtërore, kujtesën, madje dhe në metabolizmin e njeriut.

Receta me banane të ziera, ju ndihmon të luftoni pagjumësinë dhe relaksoni muskujt.

efektet e bananes
efektet e bananes

Bananet kanë përmbajtje të lartë në kalium dhe magnez, si dhe komponime të rëndësishme për gjumin – triptofan dhe melatoninë, të cilët janë të përqendruan më shumë në lëkurën e bananes.

  • Përbërësit për këtë çaj:

1 banane e pjekur mirë ( Mund të zgjidhni një që ka pika të zeza)
1 tenxhere e vogël me ujë
1 lugë çaji kanellë (opsionale)

Ajo që duhet të bëni është t’i prisni bananes majën dhe fundin dhe ta zhysni në ujë që vlon. Ziejini për rreth 10 minuta. Filtroni lëngun e mësipërm dhe sipas dëshirës shtoni pak kanellë.

Ky çaj duhet pirë një orë para se të shkoni në shtrat.

Ja çfarë ju duhet për përgatitjet!

Si të ulni tensionin e lartë me metoda natyrale

Gjithçka që duhet të dini!

A është fluori në ujin tuaj i sigurt?

Zakonet e përditshme që mund të jenë arsyeja

Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës?

Efekt anësor i medikamenteve ose...

Jargët sinjalizojnë sëmundje?