MENU
klinika

“Annie”

Komedia muzikore fenomen botëror

07.06.2019 - 17:26

    Një ndër komeditë dramatiko-muzikore e kthyer në fenomenin botëror, në historinë e teatrit muzikor. Bazuar në Fumettin Komik (letërsia e vizatuar ) të Harold Gray titulluar, “Jetimja e vogël Annie” 1924, si një pamflet social dhe politik, që publikohej në New York, nga “Daily News”, Annie the Orphan “hyri në zemrat e publikut duke u bërë frymëzim edhe për një Radio Shoë shumë te rëndësishëm radiofonik në 1930.

Premiera e parë botërore u shfaq në 1976, nga ‘Goodspeed Opera House’ dhe më pas në Broadëay, në vitin 1977 e deri në ditët e sotme, “Annie”. Kjo mrekulli skenike u soll për publikun edhe në formën e filmit, në gjashtë produksione, duke nisur nga ai i vitit 1932 e deri tek më i fundit, me regjisor, Ëill Smith, në 2014 , “Annie” ka rrëmbyer shtatë çmimeve ‘Tony Aëard’, duke përfshirë edhe “Best Musical”.

 

 

 

“Annie” është historia e një vaze të vogël 9-vjeçare dhe jetime, e cila nuk e ka humbur shpresën, se një ditë do t’i gjejë prindërit. Ndryshe nga vajzat e tjera të jetimores, Annie, me një kombinim perfekt të inteligjencës dhe optimizmit, ngroh zemrat e audiencës teksa e shohim ngjitjen e saj, nga një jetë qe nuk i dha asgjë, përveçse një shtrat në një jetimore, në një jetë plot dritë dhe me një të ardhme që e meriton çdo fëmijë.

Annie është vepra perfekte, jo vetëm për të argëtuar fëmijët, por edhe për të mësuar prej saj. Të gjitha problematikat që trajtohen në këtë vepër janë një mesazh i madh, që vjen nga fëmijët dhe u drejtohet në radhë të parë, të rriturve e më pas, më të vegjëlve. Sepse, ashtu si edhe në vepër, janë fëmijët ata që me dritën e tyre, energjinë, çiltërsinë, shpresën dashurinë dhe nevojën e madhe që kanë për të falur dashuri, për ta parë jetën plot ngjyra, arrijnë të na mësojnë, apo rikujtojnë ne të rriturve vlerat e vërteta të jetës.

 

 

 

Angazhimi në këtë shfaqje i disa fëmijëve jetimë dhe atyre me aftësi ndryshe është një tjetër risi në skenën shqiptare, kjo për t’u dhënë atyre e për të kujtuar gjithkënd, vetëm me shpresë dashuri e besim çdo re që është lart në qiell do të këtë padyshim një rreze drite e një ditë dielli do të shkëlqejë për të gjithë. Jemi të nderuar që ne do të jemi rrezja e parë për ta.

Kjo vepër është projektuar për një publik familjar dhe është shfaqja perfekte për të bërë bashkë të gjitha brezat jo vetëm në një sallë, por edhe në skenë, duke bashkuar aktoret e vegjël të talentuar dhe fëmijë jetim e me aftësi ndryshe, me aktorët më të njohur të teatrit.

Aktorë: Monika Lubonja, Gert Ferra, Erjona Kakeli, Donald Shehu, Jaho Guma, Xhuliano Brisku Vladimir Saliu. Noha Çuli në rolin e Annie-t: 21 aktorë të vegjël, nga mosha 6 -13 vjeç dhe 32 balerinë nga shkolla e baletit, do të jenë miqtë që ju presin t’i ndiqni.

Poezi nga Ismail Kadare

Në kohën kur të desha!

“La Traviata”, 82 vite më parë

Opera e parë që u vu në skenën shqiptare

“Në kufi, një berberhane dhe një dyqan veshjesh…”

Rregullat e rrepta për turistët që hynin në Shqipëri

Si u fut në industri me zërin e mrekullueshëm

13 vjet nga vdekja e Amy Winehouse