Pas duetit të suksesshëm me motrën, Era, Nora Istrefi vjen në një tjetër duet!
Këngëtarja është gjithjë në qendër të vëmendjes ejo vetëm për muzikë, por edhe për jetën e saj personale. Të tilla si për lajmet e bujshme për një ndarje të mundshme nga bashkëshorti i saj Robert Berisha, me të cilin ka një lidhje shumë vjeçare…
Por këtë herë do flasim për projektin e saj më të ri në muzikë.
Nora Istrefi do të bashkojë forcat me Irkenc Hykën për të sjellë një tjetër hit!
Ata bashkëpunuan fillimisht për këngën “Tymi i Dashnisë” vitin e kaluar, por që më pas u anulua edhe pse klipi ishte xhiruar. Megjithatë ata e sollën me titra dhe u pëlqye nga adhuruesit e muzikës së tyre.
Burimet kanë zbuluar se Nora dhe Irkenci do të sjellin një tjetër projekt bashkë i cili do të publikohet së shpejti.
Shpresojmë që këtë herë ta shohim të përfunduar!