MENU
klinika

Zbuloni detajet

Nuk di të ndalet! Eleni Foureira thyen rekordin e rradhës

28.06.2019 - 15:52

Eleni Foureira është bërë pa dyshim një personazh shumë i komentuar nga media dhe njëkohësisht shumë e pëlqyer nga fansat.

Por jo vetëm kaq, ajo di të korrë shumë sukses ne skenë. Mbrëmjen e kaluar në Greqi është zhvilluar një nga eventet më të rëndësishme të vitit “MAD Awards”.

Në këtë ceremoni këngëtarët më të mirë grekë bëhen bashkë për t’u vlerësuar për punën e tyre.

Pjesë e këtij eventi ka qenë edhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, e cila ka rrëmbyer dy çmimet më të rëndësishme të mbrëmjes.

Eleni ka arritur të fitojë çmimit “Artistja më e mirë femër” dhe “Kënga e vitit”. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN