MENU
klinika

Pak pasi njoftuan ardhjen në jetë të vajzës

Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm

01.05.2024 - 10:38

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito pak më herët kanë ndarë lajmin për ardhjen në jetë të vajzës së tyre të cilën e kanë quajtur Luna Mari Ejlli.

Lajmin e kanë bërë të ditur përmes një postimi të përbashkët në Instagram dhe nuk kanë munguar urimet e shumta nga adhuruesit dhe nga figurat e shumta publike.

Por, ajo që ra në sy ishte se postimi i tyre për lindjen e vajzës mori afro 180 mijë pëlqime për së paku 1 orë, duke korrur një rekord të jashtëzakonshëm.

Në postimin e tyre ata publikuan një foto me duart e vogëlushes si dhe datën e lindjes së saj.