17.06.2019 - 16:50
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ditën e djeshme ajo ka performuar në stadiumin “Stamford Bridge” të Londrës.
Ky organizim u mbështet nga UNICEF dhe fondet do të shkojnë për bamirësi. Meqë Rita është edhe ambasadore e kësaj organizate, ajo nuk nguroi për të folur edhe për Kosovën.
‘Takimet me fëmijët dhe familjet e vendit ku u linda ishin të veçanta.
Puna që bën Unicefi për t’i mbështetur, më kanë bërë më të vendosur se kurrë, që ta shfrytëzoj pozitën time për mbështetje dhe për fushata bamirësie’, u shpreh këngëtarja.
Pas kësaj deklarate, ajo ka treguar aftësitë e saj në futboll duke gjuajtur topin drejt tek porta ku i la pa fjalë të gjithë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Ja reagimi i reperit...