MENU
klinika

Distanca e dukshme

Ofendoi Meghan/ Qëndrimi i Harry-t ndaj Trump

04.06.2019 - 13:36

Prej disa ditësh, kudo në mediat botërore është përfolur shumë për deklaratën ofenduese të presidentit Donald Trump kundrejt dukeshës së Sussex Meghan Markle.

 

Kur Donald Trump u zgjodh president në vitin 2016-të në atë kohë Meghan shprehu publikisht mbështetjen për Hilary Clinton dhe po ashtu vëmendjen e të gjithëve tërhoqi rrëfimi i saj:

Ju nuk dëshironi të jetoni në një lloj bote që Trump po pikturon. Po sigurisht, ai është një përçarës dhe paragjykues femrash”.

Ndërkohë përgjatë një interviste për “The Sun” ditën e shtunë, presidenti tha se nuk e kishte dëgjuar më parë atë çka Meghan ka thënë për të: “Nuk e dija këtë. Çfarë të të them? Nuk e dija që ajo ishte e keqe!

Harry është parë duke biseduar me vajzën e madhe të presidentit, 37-vjeçaren Ivanka Trump, ndërkohë ka mbajtur një distancë me babanë e saj, Donald Trump dhe sigurisht e gjithë sjellja e tij justifikohet me faktin që presidenti ofendoi Meghan-in pak ditë më parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN