09.06.2019 - 16:55
Deputetët e rinj të ardhur nga radhët e LSI në Parlament, pas vendimit të presidentit për anullimin e zgjedhjeve kanë zhvilluar një mbledhje.
Mësohet se në mbledhje është diskutuar në lidhje me këtë vendim të kreut të shtetit për anullimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Deputeti Lefter Koka ka publikuar pak minuta në rrjetin e social ‘Facebook’ një foto nga mbledhja.
Koka duke thumbuar Metën, shprehet se Shqipëria do të ecë vetëm përpara dhe për këtë i detyrohen shqiptarëve.
‘Shqipëria do të ecë vetëm përpara! I detyrohemi shqiptarëve, rrugën e pakthyeshme të integrimit euro-atlantik të atdheut’, shkruan Koka.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Të gjithë të pranojnë..."
Anullimi i zgjedhjeve, nënkryetari i CDU/CSU apel të fortë politikës
Mesazhi i tij