MENU
klinika

Ja si duket modelja

Oriola Marashi imazh i markës së njohur ‘Guess’!

20.06.2019 - 13:44

Oriola Marashi është imazhi më i ri i markës së njohur Guess.

Ka qenë një prej lajmeve më të bukura që modelja mund të na jepte. Jemi mësuar që Oriolën ta shohim gjithnjë të shkëlqejë nëpër sfilata. Sfilata në Barcelonë, në Komo etj etj…

Modelja shqiptare pozoi dje për koleksionin e ri të 2020-ës dhe sot, publikoi në Instagram-in e saj dy foto nga shërbimi fotografik, ku duket në superformë me rrobat e banjos.

“Gjithmonë kam ëndërruar dhe punuar fort për këtë moment dhe të kem mundësinë ta përjetoj me ekipin më të mirë të punës, ka qenë momenti më i mirë i jetës sime! Jam e lumtur që jam një modele Guess.”

Më tej, Oriola vijon duke falenderuar drejtuesin e Guess, Paul Marciano dhe drejtoren krijuese të markës, Veronique Droulez.

Lajmi i fillimit të Oriolës pranë Guess si imazh, vjen pak javë pasi modelja Kejvina Kthjella publikoi në Instagram-in e saj disa foto nga një shërbim fotografik që realizoi për Guess. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN