24.06.2019 - 12:30
Krejt papritur e pa ditur gjë fare, Renis Gjoka paska vendosur të na habisë me foton e fundit të publikuar.
Si gjithnjë, Renisi ka qenë gjithmonë i rezervuar sa i takon jetës personale.
Së fundmi, ai ka vendosur ta shijojë vetëm për veten e vet emocionin më të bukur të jetës: është bërë baba!Këngëtari postoi sot në Instagram një foto ku, mbuluar fytyrën, mban në gjoksin e tij një bebush dhe shkruan:
“Dashuria e jetës sime, Aura”
Vetëm vitin e kaluar, ai u fotografua me vajzën që është partnerja e tij prej kohësh, një ekonomiste me emrin Jona.
S’na mbetet gjë tjetër veçse ta urojmë Renisin…