MENU
klinika

“Art Basel”

Artistë&koleksionistë në panairin e 5-të

14.06.2019 - 12:07

      “Art Basel” është arena ku koleksionistët e pasur e kanë traditë të mblidhen çdo vit, si panairi më i madh ndërkombëtar i artit. Panairi i çeli dyert të enjten në Bazel, Zvicër, megjithësë në një klimë disi të paqartë megjithë shitjet spektakolare kohëve të fundit.

 

 

Edicionin i pestë i panairit, rezervoi vendin e nderit për artistët pjesëmarrës, në pavijonin kushtuar veprave monumentale që blihen nga muze ose nga koleksionistë privatë shumë të mëdhenj.

 

 

 

Ndryshe nga Bienalja e Venecies, ku disa prej koleksionistëve shkojnë zakonisht, pas ndalesës në Bazel, “Art Basel” është kryesisht, një event me natyrë komerciale.

 

 

 

Në hapësirën e rezervuar për galeritë, që mirëpret koleksionistët e pasur, dy ditë para hapjes për publikun, në më të shumtëne rasteve, veprat më të bukura gjejnë pronarët e rinj, në vetëm pak orë.

 

 

 

Numërohen 290 galeri që përfaqësojnë rreth 4,000 artistë, në panairin e Bazelit, teksa panairi do të vijojë i hapur për publikun, deri më 16 qershor./Konica.al

 

Përgatiti: Hera Lera

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gruaja që zbuloi Dalì dhe Pollock

Guggenheim, zonja e madhe e artit

Artisti: Grafika në Shqipëri, e pavlerësuar!

Shpend Bengu në Bienalen IMPACT 10 në Spanjë

Ekspozita e parë jashtë Kosovës

“Ditët e artistëve romë në telajo”


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit