MENU
klinika

Çfarë ndodhi në ajër?

Panik në avionin Prishtinë-Bazel, 10 persona të lënduar

17.06.2019 - 08:23

Avioni Boeing i kompanisë AKL Airlines që po udhëtonte nga Prishtina në Bazel ka pasur turbulenca të mëdha 20 deri 25 minuta para uljes.

Si pasojë e këtyre turbulencave kanë mbetur të plagosur 10 persona.

Incidentin e ka konfirmuar për 20 minute zëdhënësja e Aeroportit në Basel, Vivienne Gaskell.

Ajo ka thënë se avioni që kishte në bord 121 pasagjerë eshte ulur në orën 20:07 dhe 10 persona menjëherë janë dërguar në spitalin e qytetit të Baselit.

Ajo nuk ka mundur të tregojë për shkaqet e prishjes së aeroplanit.

Ndërsa një lexues ka thënë për “20 minuten” se nga turbulencat e forta edhe karriget kane dalë nga vendi dhe disa persona kanë pësuar lëndime serioze.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shkatërrohet Sauber i Ericsson

Panik në Monza, piloti aksidentohet keq

Protesta për rritjen e çmimit të karburantit

Protesta në Francë/ një i vdekur, dhjetëra të plagosur