MENU
klinika

Deklaratat në emisione

Pas Fran Frrokajt, procedohet penalisht një tjetër kryebashkiak

26.06.2019 - 14:25

Pas procedimit penal ndaj kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj një tjetër kryebashkiak do ndiqet penalisht.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, referuan materialet për vlerësim në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për Kryetarin e Bashkisë Mallakastër për veprën penale “Thirrje për veprime të dhunshme”.

Gjatë një emisioni televiziv, Kryetari i Bashkisë Mallakastër Agron Kapllanaj, dyshohet se ka konsumuar elementë te veprës penale “Thirrje për veprime të dhunshme”, në lidhje me procesin zgjedhor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN