Ilaçet kundër depresionit mund të trefishojnë rrezikun për t’u prekur nga demenca në të ardhmen. Kështu rezulton nga një studim i fundit izraelit, në të cilin janë përfshirë 72 mijë pacientë, i cili është publikuar në revistën mjekësore të Psikiatrisë Amerikane.
Pacientët janë ndjekur dhe monitoruar për shumë vite dhe kërkuesit e Universitetit të Haifas specifikojnë se 11% e atyre që përdornin antidepresivë u prekën nga demenca. Pra përdorimi i anitdepresivëve lidhet me një rrezik të shtuar për t’u prekur nga kjo sëmundje me kalimin e moshës.
Demenca është një sëmundje e trurit që prek rreth 5% të popullsisë botërore në moshën 65-vjeçare dhe 30% mbi 80 vjeç. Prek memorien dhe aftësitë intelektuale te individi, që ka përftuar gjatë jetës.