Ka zgjatur më shumë se 1 orë mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, e cila pasoi një takim të Bashës me aleatët e saj, për të ashtuquajturin aksion opozitar, pasi Presidenti i vendit Ilir Meta shfuqizoi dekretin e zgjedhjeve të 30 Qershorit.
Mësohet se Kryesia ka marrë një sërë vendimesh por më i rëndësishmi mes tyre është ai për t’i propozuar Këshillit Kombëtar krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë në çdo Bashki.
Në mbledhje Basha ka përsëritur qëndrimin e tij se nuk ka negociata me Edi Ramën.
Krijimi i aleancës qytetare vjen si si intensifikim i aksionit politik për të ndaluar mazhorancen për zhvillimin e zgjedhjeve me 30 qershor.
Po ashtu kryesia ka diskutuar intensifikimin e aksionit ne çdo qytet kur Rama ka takim elektoral apo prezantim kandidatesh.