MENU
klinika

Arritjet e takimeve

Përfundon samiti i G20

29.06.2019 - 21:35

Ka përfunduar samiti i G20 që zhvilloi punimet në Osaka të Japonisë. Mikpritësi i këtij samiti, kryeministri japonez, Shinzo Abe, deklaroi se liderët duhet të “gjejnë, jo dallimet, por gjuhën e përbashkët”.

“Liderët e G20 u pajtuan për nevojën që vendet anëtare të kryesojnë në rritjen ekonomike botërore”, tha Abe në një konferencë për media.

Ai lavdëroi presidentin amerikan, Donald Trump dhe atë kinez, Xi Jinping, për arritjen e  pajtimit dhe kthimin në tavolinën e bisedimeve, me qëllim që të tejkalojnë mosmarrëveshjet tregtare.

“Liderët e G20 u pajtuan mbi parimet themelore që mbështesin një sistem të tregtisë së lirë, që është për të siguruar që të ketë një tregti të lirë dhe jo diskriminuese”, tha Abe.

Në deklaratën e përbashkët u tha se “tregtia dhe tensionet gjeopolitike janë intensifikuar”.

Të gjitha shtetet e G20, përveç Shteteve të Bashkuara, riafirmuan përkushtimin e tyre për Marrëveshjen e Parisit për luftimin e ndryshimeve klimatike, ku në deklaratën përfundimtare thanë se kjo marrëveshje është “e pakthyeshme”.

Presidenti i SHBA Donald Trump dhe presidenti kinez Xi Jinping arritën marrëveshjen në prag të samitit G20 në Japoni.

Trump tha se bisedimet ishin “të shkëlqyera”. Ai kishte kërcënuar të imponojë një shtesë prej 300 miliardë dollarë në tarifat për importet kineze.

Megjithatë, pas takimit në Osaka, ai konfirmoi se Uashingtoni nuk do të shtonte tarifat shtesë dhe se ai do të vazhdonte të negocionte me Pekinin “për momentin”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shinzo Abe/ Project Syndicate

Çfarë pritet nga samiti i G20 në Japoni?